Gjendet pa shenja jete një grua në Zubin Potok
Një grua është gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut. Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të Policisë në Facebook, ku thuhet se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe stafi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër…
Lajme
Një grua është gjetur sot pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut.
Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të Policisë në Facebook, ku thuhet se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe stafi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të sqarohen rrethanat e vdekjes.
Ndërsa rasti është iniciuar dhe po trajtohet si “Vdekje e dyshimtë” nga Policia.