Gjendet pa shenja jete një burrë në Restelicë të Dragashit
Një person është gjetur pa shenja jete, dje rreth orës 14:00, në fshatin Restelicë të Dragashit, Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Restelicë, Dragash 30.12.2025-14:00. Raportohet se është…
Lajme
Një person është gjetur pa shenja jete, dje rreth orës 14:00, në fshatin Restelicë të Dragashit,
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse, dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Restelicë, Dragash 30.12.2025-14:00. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/