Gjendet pa shenja jete një burrë në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë
Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Sipas raportit policor, viktima, mashkull kosovar, është gjetur i pajetë, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton lajmi.net Rrethanat që çuan deri te vdekja e tij ende…
Lajme
Një burrë është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij në Fushë Kosovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas raportit policor, viktima, mashkull kosovar, është gjetur i pajetë, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, raporton lajmi.net
Rrethanat që çuan deri te vdekja e tij ende nuk janë të qarta.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të plotë të shkaqeve të vdekjes.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Lajmi.net/