Gjendet pa shenja jete një burrë në Gjilan

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Sipas dëshmitarit, viktima ka qenë duke jetuar i vetëm. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. “Gjilan 31.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë…

Lajme

01/01/2026 11:19

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Sipas dëshmitarit, viktima ka qenë duke jetuar i vetëm.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Gjilan 31.12.2025 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në shtëpinë e tij ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas dëshmitarit viktima ka qenë duke jetuar i vetëm. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport e Policisë. /Lajmi.net/