Gjendet pa shenja jete një 52 vjeçar në shtëpinë e tij të pushimit në Kabash të Prizrenit – Policia jep detaje
Sot, menjëherë pas mesnate, rreth orës 00:50 është raportuar në Polici, nga familjarët e viktimës, se është gjetur pa shenja jete një 52 vjeçar, në vilën e pushimit në fshatin Kabash të Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për lajmi.net se njësitë policore kanë dal në vendngjarje…

Lajme
Sot, menjëherë pas mesnate, rreth orës 00:50 është raportuar në Polici, nga familjarët e viktimës, se është gjetur pa shenja jete një 52 vjeçar, në vilën e pushimit në fshatin Kabash të Prizrenit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për lajmi.net se njësitë policore kanë dal në vendngjarje dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me rastin.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe po vazhdon me procedurat hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave”, ka thënë Bytyçi për lajmi.net. /Lajmi.net/