Gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë një 86 vjeçar
Një person i moshës 86 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. “Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë…
Lajme
Një person i moshës 86 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 07:20, jemi njoftuar se një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1940, ishte gjetur nga familjarët pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës mjekësore të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Elezaj.
Ai ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në konsultim me të cilin është inicimin rast “hetim i vdekjes”, përderisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjekoligjor.