Gjendet pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar, një person në Lipjan

Një person është gjetur pa shenja jete, dje në një shtëpi të pabanuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij, në Lipjan. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Rr. Abdyl Frashëri, Lipjan 13.01.2026 – 11:45. Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar afërsisht…

Lajme

14/01/2026 09:19

Një person është gjetur pa shenja jete, dje në një shtëpi të pabanuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij, në Lipjan.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Abdyl Frashëri, Lipjan 13.01.2026 – 11:45. Viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar afërsisht 200 metra larg shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/