Gjendet pa dokument identifikimi i mituri – Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikim e tij

Policia e Kosovës ka identifikuar një të mitur në Rahovec i cili nuk posedonte dokument identifikimi. I mituri, sipas policisë, është me nevoja të veçanta që nuk ka aftësi komunikuese. Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikim e tij lidhur me ndonjë adresë banimi Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë apo ndonjë informacion lidhur me…

Lajme

25/07/2024 18:41

Policia e Kosovës ka identifikuar një të mitur në Rahovec i cili nuk posedonte dokument identifikimi.

I mituri, sipas policisë, është me nevoja të veçanta që nuk ka aftësi komunikuese.

Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikim e tij lidhur me ndonjë adresë banimi

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë apo ndonjë informacion lidhur me personin  e paraqitur në fotografinë e bashkangjitur.

Njoftimi i plotë:

Gjakovë, 25.07. 2024

Me datën 24.07.2024 rreth orës 13:30 në Stacionin Policor në Rahovec është shoqëruar një person, në dukje i mitur, i cili është gjetur në fshatin Xerxë-Rahovec, i vetëm, pa ndonjë dokument identifikimi. I njëjti duket se është me nevoja të veçanta pasi që nuk ka aftësi komunikuese.

Edhe përkundër angazhimeve policore, nuk është arritur të gjenden të dhëna për identitetin e tij. Andaj, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, me autorizimin e prokurorit  të shtetit  lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për identifikim e personi të paraqitur në fotografi.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës, kushdo që ka informacion për identitetin, adresën apo ndonjë informacion lidhur me personin  e paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë policinë, qoftë përmes numrave të telefoni 192, 080019999 (pa pagesë) dhe 045/930-220, apo përmes aplikacionit “lajmëro policinë” , e-mail [email protected] si dhe në stacionin më të afërt policor. /Lajmi.net/