Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Batllavës
Raportohet se një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Batllavës, në vendin e njohur si “Te Plepat. Rreth orës 12:15, autoritetet kanë pranuar një informacion alarmues, ku është raportuar se në liqen është parë një trup i pajetë, për të cilin fillimisht është dyshuar se i përkiste një gruaje rreth…

Lajme
Raportohet se një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Batllavës, në vendin e njohur si “Te Plepat.
Rreth orës 12:15, autoritetet kanë pranuar një informacion alarmues, ku është raportuar se në liqen është parë një trup i pajetë, për të cilin fillimisht është dyshuar se i përkiste një gruaje rreth 40-vjeçare.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë relevante: Njësia patrulluese, njësia e hetimeve, ekipi mjekësor dhe emergjenca.