Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje

Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedhës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani, i cili tha se fillimisht policia kishte hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës. Derisa…

Lajme

03/02/2025 20:36

Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedhës.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Veton Elshani, i cili tha se fillimisht policia kishte hasur në një qese najloni për të vërejtur më pas se kishte të bënte me një raketahedhës.

Derisa deri më tani, nuk ka të dyshimtë dhe as të arrestuar por zona ku është gjendur mjeti është shumë afër kufirit me Serbinë.

“Sot me datën 03.02.2025 rreth orës 16.00 derisa policët ishin në patrullim në zonën kufitare në lidhje me informacione për rrugë alternative për kontraband të mallrave, kanë hasur në një qese najloni ngjyrë e zezë në të cilën mund të kishte diçka të dyshimtë. Pasi ka arrit në vend ngjarje edhe forenzika rajonale kemi vërejt se kemi të bëjmë me një raketahedhës M80 e kalibrit 64mm”, ka thënë Elshani. /Lajmi.net/