Gjendet një person pa shenja jete në pendën e fshatit Livoq i Epërm

Një person është gjetur pa shenja jete në murin e pendës në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit. Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. “Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person,…

Lajme

15/06/2024 18:39

Një person është gjetur pa shenja jete në murin e pendës në fshatin Livoq i Epërm të Gjilanit.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Me datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person, mashkull i moshës madhore, në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonalë, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës në Gjilan. Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes është konstatuar se personi është pa shenja jete”, ka thënë ai.

Ai shtoi se hetuesit rajonalë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit.