Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në Kaçanik
Një person ka raportuar në Polici së në një fushë-livadh ka gjetur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka thënë se njësitet e FSK-së për deminim kanë shpërthyer mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt. Për rastin është informuar edhe prokurori. “Kaçanik 08.07.2025-10:40. Ankuesi mashkull…

Lajme
Një person ka raportuar në Polici së në një fushë-livadh ka gjetur një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka thënë se njësitet e FSK-së për deminim kanë shpërthyer mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt.
Për rastin është informuar edhe prokurori.
“Kaçanik 08.07.2025-10:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një fushë-livadh, ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë shpërthyer mjetin e dyshuar në mënyrë të kontrolluar dhe të sigurt. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/