Gjendet një grua e vdekur në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një grua e vdekur në Fushë Kosovë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. “Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën „Hysen Xhakolli“ në Fushë Kosovë“, u shpreh Borovci. Policia menjëherë ka…

Lajme

12/09/2024 17:47

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një grua e vdekur në Fushë Kosovë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën „Hysen Xhakolli“ në Fushë Kosovë“, u shpreh Borovci.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje si dhe mjekët emergjentë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër, bëhet e ditur në konfirmimin e policisë.

“ Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, u shpreh tutje ai./Lajmi.net