Gjendet kanabis në hundën e një burri, 18 vjet pasi u përpoq ta kontrabandonte në burg

Për pothuajse dy dekada njeriu ka besuar se askidentalisht e ka gëlltitur pakon, pavarësisht infeksioneve të vazhdueshme të sinusit.

Fun

06/11/2019 15:49

Një person i cili ka tentuar të kontrabandojë kanabis në burg duke e fshehur në një tullumbace në hund e ka mbajtur atë  për më shumë se 18 vjet, pasi ai besoi që gabimisht e ka gëlltitur atë.

Doktorët raportuan mbi ‘rastin unik’ në një gazetë, duke e quajtur hunda e kanabisit, raporton “SkyNews”, transmeton lajmi.net.

Besohet që fillimisht iu dha kanabisi kur e dashura e tij e ka vizituar në burg, dhe që nga atëherë ai e ka futur atë në hundë. Mirëpo, ai nuk ishte në gjendje ta tërhiqte dhe më vonë besoi se ai e ka gëlltitur gabimisht tullumbacen me kanabis.

Gjatë 18 viteve, kanabisi u zhvillua në një rinolit një lloj guri në zgavrën e hundës e formuar si kripëra kalciumi dhe magnezi, duke i shkaktuar atij infeksion në hundë, e deri kur kjo gjë u përcoll edhe me dhembje të tmerrshme të kokës dhe që nga atëherë filloi të kërkonte trajtim për këtë, meqë rast zbuluan misterin. /Lajmi.net/