Gjendet i vdekur një burrë në bodrumin e një ndërtese në Pejë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur dje i shtrirë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore në bodrumin e një ndërtese. Spitali i Pejës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. “Pejë / 02.08.2026 – 20:33. Një mashkull kosovar ka njoftuar…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur dje i shtrirë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore në bodrumin e një ndërtese.
Spitali i Pejës e ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.
Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Pejë / 02.08.2026 – 20:33. Një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në bodrumin e një ndërtese ka parë një person të shtrirë i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë marrë viktimën mashkull kosovar, me të arritur në Spitalin e Pejës është konstatuar se viktima ishte pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit është inicuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/