Gjendet i vdekur një 51 vjeçar nga Dobërlluka e Vushtrrisë
Personi me inicialet R. Xh., rreth 51 vjeçar, nga fshati Dobërllukë i Vushtrrisë, është gjetur sot pa shenja jete, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Lajme
Sipas zëdhënësit rajonal të policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ai sot në mëngjes është paraqitur nga familjarët si i zhdukur që nga dita e hënë, ndërkohë që më vonë është gjetur nga banorët e Dobërllukës rreth një kilometër larg shtëpisë së tij dhe pa shenja jete.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, ndërsa ka gjurmë gjaku në kokën e viktimës, që dyshohet se rasti mund të ndërlidhet me vetëvrasje, por si do që të jetë, procedurat hetimore janë në përfundim dhe trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Zahiti për Kosovapress.