Gjendet i vdekur në veturë një person në Istog, njësitet policore dalin në vendin e ngjarjes
Policia e ka gjetur rreth orës 16:00 të vdekur në veturë një person në fshatin Çerkolez të Istogut. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gasii cili tha se vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku. “Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka…

Lajme
Policia e ka gjetur rreth orës 16:00 të vdekur në veturë një person në fshatin Çerkolez të Istogut.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gasii cili tha se vdekja e viktimës u konstatua nga mjeku.
“Sot rreth orës 15:40 Policia e komunës së Istogut ka pranuar informacion se se në drejtim të fshatit Çerkolez, një person gjendej pa shenja jete brenda një automjeti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla policore dhe autoambulanca, ku mjeku ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në ndërkohë është njoftuar edhe prokuroria ku ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po meret me rastin”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/