Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një person në Gjilan
Në orët e para të së martës është gjetur pa shenja jete një person në shtëpinë e tij në Gjilan.
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe në qytetin e Gjilanit, përkatësisht në rrugën “Muharrem Ibrahimi”, të martën pas mesnatës është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij një person.
Siç bëhet e ditur në vendi e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore dhe ekipi i mjekësisë ligjore, shkruan lajmi.net.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Edhe këtë rast Policia e Kosovës është duke e cilësuar si vdekje të dyshimtë. /Lajmi.net/
Lexo edhe: