Gjendet i vdekur në rrethana misterioze një ushtarë gjerman i KFOR-it

Mëngjesin e sotëm në bazën shumëkombëshe në Prizren, është gjetur i vdekur një ushtar i KFOR-it. Ai, sipas zyrës për informim të KFOR-it, është gjetur nga shokët e tij, pa shenja jete.

Lajme

04/07/2014 22:58

KFOR lajmëron se janë duke u kryer hetimet, mirëpo ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij. 

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore FARINA i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes së ushtarit dhe shokëve të tij në shërbim. 

Po ashtu, sipas këtij njoftimi është informuar edhe familja e ushtarit të vdekur.