Gjendet i vdekur në një veturë që po digjej një i moshuar në Suharekë, Policia jep detaje
Një 82 vjeçar është gjetur i djegur brenda veturës së tij që po digjej, në fshatin Leshan të Suharekës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi ka njoftuar se rasti ka ndodhur saktësisht tek vendi i quajtur “Tuma”. “Me datë 04/05/2025, rreth orë 14:24 një përson nëpërmes telefonit ka raportuar policin se në…

Lajme
Një 82 vjeçar është gjetur i djegur brenda veturës së tij që po digjej, në fshatin Leshan të Suharekës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi ka njoftuar se rasti ka ndodhur saktësisht tek vendi i quajtur “Tuma”.
“Me datë 04/05/2025, rreth orë 14:24 një përson nëpërmes telefonit ka raportuar policin se në fshatin Leshan, Suharekë, te vendi i quajtur ’’Tuma’’ është duke u djegur një vetur dhe mbrenda veturës gjindet një person i mbuluar nga flaket e zjarrit. Nga informatat e para dyshohet se te vendi i quajtur ‘’Tuma’’ personi M.G. mashkull 82 vjeçar i cili ishte mbrenda automjetit të tij ishte përfshirë tërsisht nga zjarri, me atë rast përsoni i cili kishte mbetur mbrenda ishte i djegur tërsisht me gjithë veturën në vend të ngjarjes”, ka thënë Bytyqi.