Gjendet i vdekur në banesën e tij, vëllau i Unikkatilit

Një person është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij në lagjen Arbëria në Dragodan. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ajo ka njoftuar se viktima është një mashkull i moshës 42 vjeçare. “Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete…

Lajme

02/03/2025 19:21

Një person është gjetur pa shenja jete sot në banesën e tij në lagjen Arbëria në Dragodan.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se viktima është një mashkull i moshës 42 vjeçare.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për lajmi.net.

Në media është raportuar se viktima është vëllai i reperit shqiptar, Unikatilit, Mentor Palokaj.