Gjendet i vdekur Barry Gesser, jeta e të cilit u pasqyrua në Wolf of Wall Street

Barry Gesser, jeta e të cilit është bërë film, ka vdekur në moshën 52 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Bota

03/12/2015 12:01

Gesser, jeta e të cilit u pasqyrua në filmin “The Wolf of Wall Street” (Ujku i Wall Street) është gjetur i vdekur  në shtëpinë e tij nga pastruesja, të mërkurën në mbrëmje.

Nuk është e qartë se cili ka qenë shkaktari i vdekjes por siç raporton TMZ nuk ka pasur shenja të traumës apo të vetëvrasjes.

52 vjeçari, në vitet e 90-ta ka qenë njëri prej bankierëve më të mirë në Ëall Street. Ai më pas kishte filluar që të merrej me drogë.

Në film, jetën e Gesser e ka luajtur aktori Johann Hill, ndërkaq Leonardo DiCaprio ka luajtur rolin e Jordan Belfort, shokut të ngushtë të Gesser./lajmi.net