Gjendet i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore, Masar Vula i cili po kërkohej në Gjakovë
Shërbimi i Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, Masar Vula i cili po kërkohej në rajonin e Gjakovës. SHKKSH ka njoftuar se kjo është arritur falë përpjekjeve të suksesshme të organeve kompetente dhe autoriteteve lokale, shkruan lajmi.net. “SHKKSH ka qenë në gatishmëri dhe e angazhuar në…

Lajme
Shërbimi i Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore, Masar Vula i cili po kërkohej në rajonin e Gjakovës.
SHKKSH ka njoftuar se kjo është arritur falë përpjekjeve të suksesshme të organeve kompetente dhe autoriteteve lokale, shkruan lajmi.net.
“SHKKSH ka qenë në gatishmëri dhe e angazhuar në operacionin e kërkimit, duke ofruar mbështetje dhe koordinim me ekipet e tjera të përfshira. Falënderojmë të gjitha organet dhe individët që kontribuan në gjetjen e sigurt të Masarit dhe për përkushtimin e treguar gjatë gjithë operacionit”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në Facebook: