Gjendet 12 vjeçarja e humbur

Është gjetur 12 vjeçarja nga policia që u raportua e zhdukur. Këtë për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vajza është gjetur pa lëndime dhe është dërguar në shtëpinë e saj. “Rr. Nëna Terezë, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë…

Lajme

23/04/2024 10:45

Është gjetur 12 vjeçarja nga policia që u raportua e zhdukur.

Këtë për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova, i cili tha se vajza është gjetur pa lëndime dhe është dërguar në shtëpinë e saj.

“Rr. Nëna Terezë, Pejë 22.04.2024 – 07:45. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12 vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhej në njoftimin e policisë. /Lajmi.net/