Gjenden telefona brenda një topi në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Shërbimi Korrektues i Kosovës,ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë Sot rreth orës 13:10, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, bazuar në informacionet e Njësisë së Inteligjencës dhe në koordinim me Departamentin për Siguri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, është realizuar një bastisje nga stafi i sigurisë, me ç’rast…
Lajme
Shërbimi Korrektues i Kosovës,ka njoftuar se është parandaluar kontrabandimi i telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Sot rreth orës 13:10, në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë, bazuar në informacionet e Njësisë së Inteligjencës dhe në koordinim me Departamentin për Siguri të Shërbimit Korrektues të Kosovës, është realizuar një bastisje nga stafi i sigurisë, me ç’rast është parandaluar një tentim për kontrabandim të mjeteve të ndaluara.
Gjatë kontrollit në hapësirat e jashtme të institucionit, konkretisht në oborr, zyrtarët kanë identifikuar nëntë topa të mbetur nga aktivitetet sportive të të dënuarve.
Pas verifikimit, brenda njërit top të dyshimtë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona mobil të modelit iPhone, dy kartela SIM, si dhe një kabllo mbushëse. Me këtë është parandaluar futja e mjeteve të ndaluara në institucion.
Për rastin është njoftuar Policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat përkatëse hetimore dhe disiplinore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në parandalimin e çdo veprimtarie të kundërligjshme brenda institucioneve korrektuese dhe garantimin e sigurisë në të gjitha qendrat. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: