Gjenden pa shenja jete një grua në Mitrovicë dhe një burrë në Vushtrri

Dy raste të vdekjeve janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës. Një nga këto raste u raportua në Mitrovicë të jugut dhe një tjetër në fshatin Gracë të Vushtrrisë. Në rastin e parë thuhet se gruaja nuk ishte lajmëruar në telefon dhe me asistencë të zjarrëfikësve është hapur dera ku u konstatuar se e…

Lajme

17/07/2026 09:23

Dy raste të vdekjeve janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Një nga këto raste u raportua në Mitrovicë të jugut dhe një tjetër në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Në rastin e parë thuhet se gruaja nuk ishte lajmëruar në telefon dhe me asistencë të zjarrëfikësve është hapur dera ku u konstatuar se e njëjta ka ndërruar jetë.

“Sheshi Isa Boletini, Mitrovicë Jugu  16.07.2026 – NN. Raportohet se në banesën e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Viktima paraprakisht nuk ishte lajmëruar në telefon dhe me asistencë të zjarrfikësve është hapur dera dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”

Kurse në rastin tjetër viktiam ishte mashkull.

“ Fsh. Gracë, Vushtrri/16.07.2026 – 15:00-16:00.  Nga familjarët është raportuar se  viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete.  Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policor dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”./Lajmi.net/