Gjenden pa shenja jete dy persona në Prishtinë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrugët e Prishtinës. Për dy rastet ka njoftuar Policia e Kosovës. Njoftimi i policisë:   Prishtinë / 27.03.2024-06:40.  Një femër kosovare  ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin  ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar…

Lajme

28/03/2024 10:07

Dy persona janë gjetur pa shenja jete në rrugët e Prishtinës.

Për dy rastet ka njoftuar Policia e Kosovës.

Njoftimi i policisë:

  Prishtinë / 27.03.2024-06:40.  Një femër kosovare  ka raportuar se në rrugë ka vërejtur në person të shtrirë. Njësiti policor dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin  ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar.  Me vendim të prokurorit,trupi i pajetë i viktimës  është dërguar në IML për Obduksion.

· Prishtinë/  27.03.2024-13:00. Raportohet se në rrugë është gjetur i shtrirë viktima mashkull kosovar. Në vendin  e ngjarjes kanë dal njësitet relevante policore dhe ekipi mjekësor ku është konstatuar vdekja e viktimës.Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. /Lajmi.net/