Gjenden narkotikë në veturën e një çifti në Han të Elezit, Dogana jep detaje

Sot, në pikën e kalimit kufitar Hani i Elezit, njësitë anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar kontrolle të detajuara ndaj personave dhe automjeteve të dyshimta. Gjatë kontrollit të një çifti, në çantën personale dhe në veturën e tyre janë zbuluar dy qese që përmbanin rreth 150 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit metamfetaminë.…

Lajme

19/11/2025 12:51

Sot, në pikën e kalimit kufitar Hani i Elezit, njësitë anti-kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë zhvilluar kontrolle të detajuara ndaj personave dhe automjeteve të dyshimta.

Gjatë kontrollit të një çifti, në çantën personale dhe në veturën e tyre janë zbuluar dy qese që përmbanin rreth 150 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit metamfetaminë.

Dogana pohon se pas dokumentimit të rastit, substanca dhe personat e përfshirë i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme hetimore.

“Metamfetamina është një substancë tepër e rrezikshme psikotrope, e cila shkakton varësi të shpejtë, rritje të agresivitetit, dëmtime serioze të sistemit nervor, probleme kardiovaskulare, rrezik të lartë për mbidozë dhe pasoja të përhershme në shëndetin mendor dhe fizik. Përdorimi dhe trafiku i saj paraqesin rrezik të madh për sigurinë publike dhe shëndetin e komunitetit.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo forme tjetër të krimit, duke garantuar siguri dhe ligjshmëri në të gjitha pikat kufitare të vendit” deklaron Dogana.

<div>