Gjenden mjete të pashpërthyera në Kamenicë dhe Suharekë

Polica e Kosovës ka njoftuar  për dy raste ku janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese. Një grua  gjatë ditës së djeshme njoftoi  policinë se në oborrin e saj ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes. “Fsh. Rogoqicë, Kamenicë  15.10.2024 – 15:57. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë së saj ka…

Lajme

16/10/2024 10:21

Polica e Kosovës ka njoftuar  për dy raste ku janë gjetur mjete të dyshuara shpërthyese.

Një grua  gjatë ditës së djeshme njoftoi  policinë se në oborrin e saj ka gjetur një mjet të dyshuar shpërthyes.

“Fsh. Rogoqicë, Kamenicë  15.10.2024 – 15:57. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar policinë se në oborrin e shtëpisë së saj ka gjetur një mjet të dyshuar. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e deminimit të Policisë së Kosovës që e ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit pa ndonjë incident”,-thuhet në njoftim.

Në Suharekë një burrë njoftoi se gjatë punimit të arës ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

‘’Suharekë  15.10.2024 – 09:55. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjatë punimit të arës, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin pa incidente.’’, thuhet tutje në njoftim./Lajmi.net/