Gjenden mbetjet mortore të një njeriu në Skenderaj, dyshohet se ishte vrarë në vitin 1999

Janë zbuluar mbetjet mortore të një trupi në Llaush të Skenderajt. Sipas policisë mbetjet dyshohet se i takojnë kohës prill –maj 1999.

Lajme

14/11/2019 09:24

Mbetjet mortore janë dërguar për ekzaminim.

“Fsh. Llaushë, Skenderaj, Prill-Maj 1999 – NN. Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë  kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja eks-humimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marr dhe dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka njoftuar policia e Kosovës në raportin ditor për 24 orët e fundit. /Lajmi.net/