Gjenden mbetje mortore të një personi në Podujevë, dyshohet të jenë të një të zhdukuri nga lufta

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi të fundit në Facebook para pak minutash ka bërë të ditur se sot në varrezat afër Tjegullores në Podujevë janë gjetur mbetje mortore të një personi që dyshohet të jetë i zhdukur me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë. “Sot, në varrezat…

Lajme

26/07/2024 16:15

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi të fundit në Facebook para pak minutash ka bërë të ditur se sot në varrezat afër Tjegullores në Podujevë janë gjetur mbetje mortore të një personi që dyshohet të jetë i zhdukur me dhunë nga lufta e fundit në Kosovë.

“Sot, në varrezat afër Tjegullores në Podujevë, ekipet mjeko ligjore nga IML, me mbështetje nga EULEX, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KQPZH, kanë arritur të lokalizojnë mbetjet mortore të një individi që dyshohet të jetë nga lista e personave të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit”, ka shkruar ajo në postim.

Haxhiu tha se gërmimet janë duke vazhduar ende në kërkim edhe të individëve tjerë./Lajmi.net