Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut, dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë

Mbetje eshtërore janë gjetur në Mitrovicë të Veriut teksa një familje po gërmonte varrin për një familjar të tyre. Sipas raportit të Policisë së Kosovës në vendngjarje janë hasur një batanije me mbetje eshtërore që dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtejme teksa…

Lajme

29/10/2025 09:20

Mbetje eshtërore janë gjetur në Mitrovicë të Veriut teksa një familje po gërmonte varrin për një familjar të tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në vendngjarje janë hasur një batanije me mbetje eshtërore që dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML për ekzaminime të mëtejme teksa për rastin është informuar prokurori.

“Mitrovicë Veri / 1998-1999. Njësitet policore të DHKL-së në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku një familje gjatë hapjes-gërmimit të një varri për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije me mbetje eshtërore të cilat dyshohet se janë të luftës së fundit në Kosovë. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.