Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar prej 27 vitesh

Ish-Shkolla Teknike në Obiliq, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë ishin dëbuar në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27 vitesh uzurpim dhe ka nisur të pastrohet nga Komuna e Obiliqit. Gjatë punimeve në objekt janë hasur edhe pamje e objekte të pazakonta në bodrum, përfshirë thasë të varur në tavan dhe një…

Lajme

08/09/2026 12:50

Ish-Shkolla Teknike në Obiliq, nga objekti i së cilës nxënësit shqiptarë ishin dëbuar në vitin 1990, është liruar këtë vit pas 27 vitesh uzurpim dhe ka nisur të pastrohet nga Komuna e Obiliqit.

Gjatë punimeve në objekt janë hasur edhe pamje e objekte të pazakonta në bodrum, përfshirë thasë të varur në tavan dhe një gropë të madhe, raporton lajmi.net.

Për këto pretendime deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar nga institucionet.

Lajmi.net ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia dhe Prokuroria, por deri tani nuk ka asnjë deklarim.

Në vendin e ngjarjes veçse kanë arritur edhe njësitë e Policisë së Kosovës./Lajmi.net/