Gjenden eshtra që dyshohet se janë të njerëzve gjatë punimeve në Livoq të Gjilanit
Disa punime janë duke u kryer në lokacionin e njohur si “Penda e fshatit Livoq i Epërm” në Gjilan. E pikërisht derisa këto punime po kryheshin dje janë gjetur eshtra që dyshohet se mund t’i përkasin njerëzve. Rastin e ka raportuar një zyrtar i Shërbimeve Publike Komunale në Gjilan, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes…

Lajme
Disa punime janë duke u kryer në lokacionin e njohur si “Penda e fshatit Livoq i Epërm” në Gjilan.
E pikërisht derisa këto punime po kryheshin dje janë gjetur eshtra që dyshohet se mund t’i përkasin njerëzve.
Rastin e ka raportuar një zyrtar i Shërbimeve Publike Komunale në Gjilan, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë siguruar zonën.
Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit, kurse gjatë ditës së sotme njësitë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat hetimore për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për mbetje të njerëzve dhe rrethanat e mundshme të gjetjes së tyre.
Në lidhje me rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës, ku u theksua se rasti po hetohet.
“Raportohet se gjatë punimeve afër pendës (digës) së një liqeni janë gjetur disa eshtra. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”./Lajmi.net/