Gjenden dy granata dore në Malishevë, dyshohen se i përkasin Luftës së Dytë Botërore

Dy granata dore janë gjetur nga një person në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Guriq të Malishevës. Policia njofton se njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore, përcjell lajmi.net. Njoftimi i plotë i policisë: “Fsh. Guriq, Malishevë 07.01.2023 – 14:10.…

Lajme

08/01/2023 09:18

Dy granata dore janë gjetur nga një person në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Guriq të Malishevës.

Policia njofton se njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë i policisë:

“Fsh. Guriq, Malishevë 07.01.2023 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në oborr kishte gjetur dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Lajmi.net/