Gjenden disa mjete të pashpërthyera në një depo të një lokali në Gjakovë

Një person në Gjakovë, ka raportuar në Polici së derisa po pastronte disa mbeturina në një depo të një lokali, ka hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, njësiti për deminim i ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes, shkruan lajmi.net, “Gjakovë / 11.06.2025 – 12:00.…

Lajme

12/06/2025 09:08

Një person në Gjakovë, ka raportuar në Polici së derisa po pastronte disa mbeturina në një depo të një lokali, ka hasur në disa mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, njësiti për deminim i ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes, shkruan lajmi.net,

“Gjakovë / 11.06.2025 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa kishte qenë duke pastruar disa mbeturina nga depoja e një lokali kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësiti  për deminim i PK ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin 24 orësh. /Lajmi.net/