Gjenden disa eshtra në një arë në Lipjan

Një qytetarë nga Lipjani deri sa po lëronte në arën e tij ka hasur në disa eshtra njeriu.

Lajme

27/10/2017 10:00

 

Në fshatin Rubovc te Lipjanit te enjten në mesditë, një person ka informuar  policinë se në arën e tij, janë gjetur disa eshtra.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, me ç’rast kanë mbledhur dëshmitë, të cilat janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin./Lajmi.net/