Gjenden dhe konfiskohen 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo, në shtëpinë e një personi në Podujevë – Arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë bastisjes në shtëpinë e një personi në Podujevë, janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi. Ato ishin të mbjella në vazo, shkruan lajmi.net. Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Rr.Afrim Zhitija, Podujevë. 15.10.2025-16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë bastisjes në…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë bastisjes në shtëpinë e një personi në Podujevë, janë gjetur dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi.
Ato ishin të mbjella në vazo, shkruan lajmi.net.
Me vendim të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr.Afrim Zhitija, Podujevë. 15.10.2025-16:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjet dhe konfiskuar 58 bimë kanabisi të mbjella në vazo. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/