Gjenden armë pa leje në veturën e të dyshuarit në bjeshkët e Istogut, i mituri nuk ndaloi kur iu kërkua nga policia
Një rast i armëmbajtjeve pa leje është raportuar në rajonin e Istogut. Njësia policore ka urdhëruar për ndalim një veturë, mirëpo e njëjta nuk është ndaluar. Njësia policore më pas ka arritur të ndalë veturën, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një karikator i armës AK-47 me 29 fishekë. Veturën ishte duke drejtuar i…
Lajme
Një rast i armëmbajtjeve pa leje është raportuar në rajonin e Istogut.
Njësia policore ka urdhëruar për ndalim një veturë, mirëpo e njëjta nuk është ndaluar.
Njësia policore më pas ka arritur të ndalë veturën, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një karikator i armës AK-47 me 29 fishekë.
Veturën ishte duke drejtuar i dyshuari mashkull (i mitur), i cili është arrestuar.
Gjatë kontrollit të terrenit në afërsi është gjetur një armë automatike AK 47 me karikator dhe 19 fishekë që dyshohet se është hedhur nga vetura nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit pas intervistimit në prezencë të prindit dhe avokatit i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 24 orësh./Lajmi.net/