Gjen babanë biologjik pas 20 vjetësh, ai e përdhunon

Një vajzë nga Melburni në Australi kishte 20 vjet pa e takuar babanë e saj dhe nuk e njihte se kush ishte, realizoi ëndrrën më të madhe të jetës, ta takonte të atin.  Në vitin 2014, ajo e gjeti babanë në Kuinslend.

Bota

08/02/2016 23:57

Ajo mësoi se i ati kishte pasur një të kaluar jo të mirë, por sërish vendosi ta takonte dhe e ftoi atë në shtëpi. Ai erdhi në takim në shtëpinë e saj me djalin e tij. “Isha shumë e lumtur që më në fund po takoja babanë,” tha ajo në gjykatë.

Por kur mbetën vetëm në shtëpi, ai e sulmoi. “Jepi babit një përqafim,” i tha përpara se ta puthte në qafë dhe t’i fuste duart. “Do të të dua përgjithmonë,” i tha ai përpara se ta përdhunonte.

“Unë thjesht nuk reagova. Kisha frika se do më lëndonte. E dija që ishte burgosur në të shkuarën për dhunë fizike”. Më pas shkova në dush. Ndjehesha kaq e pistë. Më vinte ndot që e kisha atë baba”. Kur i shoqi i erdhi në shtëpi, ajo i tregoi se çfarë kishte ndodhur. Të dy njoftuan policinë. Gjykata e dënoi babanë e saj monstër me 4 vite burg.