Gjen 16.000 euro dhe ia kthen pronarit – gjesti i këtij të fundit aspak i mirë

Një 63-vjeçar gjerman u befasua kur një kalimtar i drejtë ktheu çantën e shpinës që përmbante dhurata dhe 16.000 euro para të gatshme, të cilat i kishte lënë nën një pemë.

Fun

26/12/2019 18:35

Një kalimtar, 51-vjeç, njoftoi policinë pasi gjeti një çantë shpine, të cilën ai aksidentalisht e gjeti pranë qendrës së Krefeld, në perëndim të Gjermanisë.

Policia identifikoi shpejt pronarin, të cilit ia ktheu paratë e gatshme, transmeton KosovaPress.

Burri që i gjeti paratë e refuzoi çmimin për shkak të Krishtlindjes, njoftoi policia në Facebook.

“Ka vërtet njerëz që bëjnë vepra të mira në Krishtlindje,” tha policia.

Në Gjermani, kushdo që kthen një send të gjetur mund të marrë një çmim, vlera e të cilit bazohet në vlerën e sendit të gjetur. Në këtë rast, gjetësi i parave mund të kishte marrë 490 euro nëse do të kishte dashur të pranonte shpërblimin.

Pronari i parave tha që ai mbante aq shumë para me vete pasi mendonte se ishte më i sigurt.