Gjëja e parë që shihni tregon shumë për personalitetin tuaj

Ju pëlqejnë testet e personalitetit?

Fun

02/09/2019 20:53

Ne sot do iu shfaqim një imazh që ka më shumë se një mënyrë të perceptuari dhe në bazë të zgjedhjes suaj do të zbulojmë se si funksionojnë aspekte specifike të trurit tuaj, transmeton lajmi.net.

Po të sheh në sy: Ju bëni pjesë në 40%-shin e popullatës që beson se kali po shikon drejt. Në këtë rast, duhet të dini që hemisfera e majtë e trurit tuaj është më e përdorura mes të dyjave, që do të thotë se një nga cilësitë tuaja kryesore është arsyetimi logjik-emocional.

Kali po shikon në horizont: Nëse keni parë këtë gjë të parën, ju ndani të njëjtin mendim me 3 nga 10 persona, ose 30% të popullatës. Këta persona përdorin më tepër hemisferën e djathtë të trurit e cila është e lidhur me kreativitetin, artin, imagjinatën dhe aftësitë manuale.

Po i shikon të dyja: Arrini të shihni që kjo bishë e fuqishme po ju vëzhgon ndërsa sheh edhe në horizont? Atëherë bëni pjesë në 30%-shin e lexuesve që e kanë konsideruar këtë përgjigje të saktë. E vërteta është që jeni me shumë fat sepse me shumë mundësi të dy hemisferat e trurit tuaj funksionojnë shumë mirë. Kjo i bie se ju keni një kapacitet natyror të jeni një urë lidhëse mes njerëzve. /Lajmi.net/