Gjatë javës së kaluar, Policia në Ferizaj shqiptoi rreth 1 mijë e 280 gjoba dhe pezulloi 12 patentë-shoferë

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor gjatë javës së kaluar. Nga data 08-14.06.2026 janë shqiptuar 1.279 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 12 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 24 aksidente,…

Lajme

15/06/2026 11:17

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor gjatë javës së kaluar.

Nga data 08-14.06.2026 janë shqiptuar 1.279 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 12 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 24 aksidente, nga të cilat:

-15 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 21 persona

-9 aksidente me dëme materiale.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor. Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192″, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: