Gjashtë të lënduar nga një aksident trafiku në Leshan të Pejës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Leshan të Pejës. Në këtë aksident janë përfshirë 3 vetura dhe janë lënduar 6 persona, shkruan lajmi.net. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova. Sot rreth orës 16:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur…

Lajme

04/05/2025 20:12

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Leshan të Pejës.

Në këtë aksident janë përfshirë 3 vetura dhe janë lënduar 6 persona, shkruan lajmi.net.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Pejë, Driton Rugova.

Sot rreth orës 16:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Leshan-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara 3 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lendime trupore, të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.