Gjashtë të arrestuar për grushtimin e mjekut dhe teknikut në Suharekë

Policia e rajonit të Prizrenit ka njoftuar se rreth orës 03:53 minuta të mëngjesit të sotëm, në Urgjencën e mjekësisë familjare në Suharekë janë grushtuar një mjek dhe një teknik.

Lajme

10/08/2018 14:33

Ky sulm ka ardhur pas një bisede të tensionuar gjatë trajtimit të një të sëmuri.

“Gjatë trajtimit të një të sëmuri, pas një bisede të tensionuar ka ardhur deri tek sulmi i personave zyrtarë në kryerje të detyrës me ç’ rast janë grushtuar dhe rrëzuar në dysheme një mjek dhe një teknik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se lidhur me rastin, në këto momente, policia i ka arrestuar gjashtë të dyshuar.

Po ashtu ata kanë thënë se janë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e shtetit për të përcaktuar përfshirjen e secilit veç e veç dhe mbi bazën e të gjeturave gjatë hetimit të bëhet ndalimi i tyre.