Këta janë të arrestuarit në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Gjashtë persona janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit ishin të përfshirë në një rrahje. Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si vrasje në tentative dhe nё vend të ngjarjes, janё gjetur dhe sekuestruar: tri (3) gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё (1) gёzhojё kalibёr 6.6.1mm, njё (1) fishek i gjallё dhe njё (1)…

Lajme

05/02/2025 10:59

Gjashtë persona janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit ishin të përfshirë në një rrahje.

Rasti nga Policia e Kosovës është cilësuar si vrasje në tentative dhe nё vend të ngjarjes, janё gjetur dhe sekuestruar: tri (3) gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё (1) gёzhojё kalibёr 6.6.1mm, njё (1) fishek i gjallё dhe njё (1) kokё plumbi.

Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se ёshtё intervistuar viktima dhe njё i dyshuar ditën e incidentit, nga i dyshuari ёshtё sekuestruar njё pistoletё 6mm.

Pas arrestimit të gjashtë të dyshuarve, nga ta janё sekuestruar: njё (1) Armё (me mulli) dhe njё (1) Pistoletё (lodёr ne formё shkrepse), ndёrsa njё (1) i dyshuar ende ёshtё nё arrati, shkruan lajmi.net.

Në lidhje me këtë rast zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për lajmi.net se katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa prokurori i shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale.

“4 te dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë. Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor do parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale”, ka thënë Nikçi për lajmi.net.

Lajmi.net ka mësuar se katër të dyshuarit të cilët janë ndaluar për 48 orë janë Veton Kurmehaj, Fisnik Lajçi, Demokrat Lajçi si dhe Alton Sallabegolli. /Lajmi.net/