Gjashtë raste të të shtënave me armë në ahengje familjare brenda 24 orëve, katër prej tyre vetëm në Podujevë

Gjashtë raste të të shtënave me armë në ahengje familjare janë raportuar brenda 24 orëve te Policia e Kosovës. Katër nga këto raste kanë ndodhur në Podujevë, një në Viti dhe një në Ferizaj. Në të gjitha rastet, të dyshuarit janë intervistuar ndërsa disa rej tyre janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ai që…

Lajme

10/08/2026 09:55

Gjashtë raste të të shtënave me armë në ahengje familjare janë raportuar brenda 24 orëve te Policia e Kosovës.

Katër nga këto raste kanë ndodhur në Podujevë, një në Viti dhe një në Ferizaj.

Në të gjitha rastet, të dyshuarit janë intervistuar ndërsa disa rej tyre janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ai që ka shtënë me armë në Viti është ndaluar për 48 orë.

Rastet e raportuara:

Podujevë / 09.08.2026 – 18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një  pistoletë me gaz e cila dyshohet të jetë përdorur në rast si dhe 6 gëzhoja dhe 20 fishekë të armës me gaz. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Podujevë / 09.08.2026 – 21:50.  Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar policia nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me gaz me gjashtë gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt

Podujevë / 09.08.2026 – 22:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar policia nga i dyshuari mashkull kosovar  kanë konfiskuar një pistoletë me gaz me katër  gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me  urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Podujevë / 09.08.2026 – 22:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar njësitë policore nga i dyshuari mashkull kosovar kanë konfiskuar një pistoletë me gaz, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë gjete dhe konfiskuar 12 gëzhoja të fishekëve të armës me gas. I dyshuari është intervistuar dhe me  urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Viti / 09.08.2026 – 22:15. Dy ankues meshkuj kosovarë kanë raportuar se ata dhe familjarët e tyre kanë qenë të rrezikuar pasi afër tyre kanë rënë dy predha të fishekëve të armës së zjarrit të cilat dyshohet se kanë ardhur nga një shtëpi e lagjes së tyre në të cilën kishte pasur aheng familjar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar përgjegjës i familjes në të cilën ka qenë ahengu familjar për shkak se gjatë kontrollit në oborrin e shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar 30 copë gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit, mirëpo arma nuk është gjetur dhe i dyshuari  ka mohuar se kishte shtënë me armë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Ferizaj / 09.08.2026 – 00:44. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gaz. Me urdhër të prokurorit lënda e  rastit procedohet në procedurë të rregullt.