Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lidhur me këto raste, katër persona janë dërguar në mbajtje Në njërin rast që ka ndodhur në Prishtinë, sipas raportit 24 orësh të Policisë, u arrestua një i dyshuar se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.…

Lajme
Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Lidhur me këto raste, katër persona janë dërguar në mbajtje
Në njërin rast që ka ndodhur në Prishtinë, sipas raportit 24 orësh të Policisë, u arrestua një i dyshuar se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij.
“Prishtinë / 28.06.2025– 18:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar (m/k), pasi që kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortës së tij viktimës femër kosovare (f/k). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
E në rastin e dytë, në Prishtinë, u shoqërua në Polici një i dyshuar se ushtroi dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjeton.
“Prishtinë / 30.06.2025 – 13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër shtetase e R. Shqipërisë, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
Në një rast tjetër, i cili ka ndodhur në rajonin e Prishtinës, por që nuk është treguar vendi nga Policia, dyshohet se i fejuari ka ushtruar dhunë ndaj viktimës.
“19.05.2025 – NN. I dyshuari m/k (i fejuari) dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ankueses f/k, gjatë kohës sa ajo ishte në vizitë tek ai në shtetin ku jeton i fejuari i saj. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, njofton Policia.
Ndërsa, në Viti u arrestua një i dyshuar se ushtroi dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Viti 30.06.2025– 03:20. Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i huaj, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj bashkëshortës së tij viktimës f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në Prizren u arrestua një person pasi dyshohet se kishte shkaktuar dhunë në familje, duke e kanosur vëllanë e tij.
“Prizren / 30.06.2025 – 21:30. Është arrestuar i dyshuar m/k, pasi që kishte shkaktuar dhunë në familje duke e kanosur vëllain e tij. Gjatë kontroll në banesën e tij, i është gjetur dhe sekuestruar një pistolet me gaz, një karikator dhe 28 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Edhe në Gjaokvë u arrestua një i dyshuar për ushtrim të dhunës psikike ndja bashkëshortes.
“Gjakovë / 30.06.2025 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.