Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë, saktësisht janë raportuar në Polici. Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Veriut. Rastet e raportuara: Lipjan 28.04.2026-11:00.  Raportohet se I dyshuari mashkull kosovar ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femer kosovare. Palët janë intervistuar, ndërsa me vendim…

Lajme

29/04/2026 10:46

Gjashtë raste të dhunës në familje kanë ndodhur brenda 24 orëve në Kosovë, saktësisht janë raportuar në Polici.

Rastet kanë ndodhur në Lipjan, Prishtinë, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë të Veriut.

Rastet e raportuara:

Lipjan 28.04.2026-11:00.  Raportohet se I dyshuari mashkull kosovar ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femer kosovare. Palët janë intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 28.04.2026 – NN. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 28.04.2026 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak te dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimave kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Pejë/ 28.04.2026 – 14:40. Janë arrestuar tri femra kosovare pasi që janë ofenduar dhe sulmuar mes vete. Njëra nga to ka pranuar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt

Gjakovë/ 28.04.2026 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer vepren e lartcekur ndaj viktimes femer kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Mitrovice Veri/ 28.04.2026 – 17:45. Është raportuar se në një familje ka ndodhur një zënkë familjare. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor  dy të dyshuar  meshkuj kosovarë dhe dy dëshmitarë kosovarë. Me vendim të prokurorit të gjitha palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.