Gjashtë ndeshje, pesë gola – mbyllen pjesët e para në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Kanë përfunduar pjesët e para në gjashtë ndeshjet e mbrëmjes, të vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Pjesa e parë e kryendeshjes mes Man United dhe Bayern Munichut është mbyllur me rezultat të barabartë pa gola, në stadiumin “Old Trafford”, shkruan lajmi.net. Dyja skuadrat ishin në kërkim të…

Sport

12/12/2023 21:50

Kanë përfunduar pjesët e para në gjashtë ndeshjet e mbrëmjes, të vlefshme për xhiron e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë e kryendeshjes mes Man United dhe Bayern Munichut është mbyllur me rezultat të barabartë pa gola, në stadiumin “Old Trafford”, shkruan lajmi.net.

Dyja skuadrat ishin në kërkim të golit, duke rrezikuar në disa raste, por pa arritur konkretizimin.

Real Madridi është në disavantazh 1:0 në udhëtim te Unioni i Berlinit. Volland shënoi për vendasit një minutë pa përfunduar koha e rregullt dhe një pasi Modriq dështoi nga penalltia.

Napoli është në avantazh 2:0 kundër Bragës, në stadiumin “Diego Armando Maradona”, me autogolin e Saatci në minutën e nëntë dhe golin e Osimhen në minutën e 33-të.

Në epërsi 0:2 është edhe Benfica në udhëtim te Salzburgu.

Ndërkaq, në takimet tjera: Inter – Real Sociedad dhe Copenhagen – Galatasaray rezultati është 0:0 pas 45 minutave të para./Lajmi.net/